Pas humbjes ndaj Brazilit, Kross: Nuk jemi aq të mirë sa që mendohet

E publikuar: 28/03/2018 19:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjermania ka pësuar humbje para shikuesve të vetë në një ndeshje miqësore ndaj Brazilit.

Pas takimit ka folur mesfushori gjerman, Toni Kross, ku ka thënë se paraqitja e “Pancerëve” nuk ishte afër nivelit të kërkuar dhe se disa nga lojtarët duhet të mendojnë mirë para botërorit në Rusi.

“Rezultatet negative po mbretërojnë kohët e fundit në këtë ekip. U pa se nuk jemi aq të mirë sa flasim, disa prej nesh duhet të mendojnë mirë për paraqitjet e tyre para shkuarjes në Rusi”, tha Kros për ZDF.

Brazili festoi në Berlin në saje të një goli të shënuar nga ana e Gabriel Jezusit duke iu hakmarrë për debaklin e pësuar në gjysmëfinale të botërorit të para katër vjetëve, kur gjermanët fituan 7:1.

Theksojmë se kampionët aktual botëror ditë më parë barazuan në Düsseldorf kundër Spanjës me rezultat 1:1.

Ndryshe, Gjermania do gjendet në Grupin F së bashku me Meksikën, Suedinë dhe Korenë e Jugut në Kupën e Botës në Rusi. /Telegrafi/