Barcelona ka depozituar në Federatën spanjolle 77 kontrata në një ditë.
Pas bllokimit të merkatos që iu bë për gjithë vitin 2015 Barcelona është rikthyer fuqishëm në merkato.
Por nga 77 lojtarët e blerë, vetëm dy janë për ekipin e parë.
Bëhet fjalë për Arda Turan dhe Aleix Vidal.
75 kontratat e tjera janë të futbollistëve të blerë për ekipet e të rinjve dhe Barcelona B.