Ministrja në detyrë e Ekonomisë nuk ka dashur të flas për shkarkimin e Kryeshefit Ekzekutiv të KOSTT-it, Evetar Zeqiri. Ai u shkarkua mbrëmë nga bordi i pas dyshimeve për shkelje të detyrave financiare dhe ndërhyrje në aktivitetet e prokurimit. Lajmi u raportua fillimisht nga “Debat Plus”, ndërsa Bordi ka dorëzuar edhe kallëzim penal për shkeljet që Zeqiri dyshohet se i ka bërë
Vonë pasdite të enjten, Bordi i KOSTT-it e shkarkoi nga detyra e kryeshefit ekzekutiv Evetar Zeqirin.
Vendimi u mor pas dyshimeve për keqpërdorime me pozitën, për të cilat raportoi edhe “Debat Plus” një ditë më parë.
Për këto dyshime, bordi ekzekutiv ka dorëzuar edhe një letër tek Kryeprokurori i Prokurorinë Speciale.
Sipas dokumenteve që ka siguruar televizioni, Zeqiri ka shkelur detyrat financiare e ka ndërhyrë në aktivitetet e prokurimit.
Shkelje të tjera, Zeqiri kishte bërë edhe në menaxhimin me burime njerëzore duke u dhënë detyra zyrtare personave jo kompetent.
Menjëherë me një vendim tjetër, Bordi i KOSTT-it njoftoi se e ka emëruar Shaban Nezirin, ushtues detyre të kryeshefit e që deri tani ka qenë zëvendës kryeshef ekzekutiv.
Për këto zhvillime, është pyetur sot edhe ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli por ajo nuk ka pranuar të komentojë.
“S’jap deklarata në rrugë”, ka thënë Artane Rizvanolli, Ministre në detyrë e Ekonomisë.
Në letrën që dy anëtarët e Bordit ia kanë dërguar Prokurorisë Speciale gjithashtu jepen detaje për ndërhyrjet e Zeqirit edhe në çështje të prokurorimit, për të cilat Bordi thotë se ka provuar t’i adresojë brenda institucionit por ka hasur në rezistencë.

2. Z. Zeqiri vazhdon tutje me ndërhyrjet e tij në procesin e prokurimit duke ju kërkuar të gjithë Drejtorëve të Departamenteve në KOSTT që të gjitha specifikacionet teknike për projektet e tyre, t’ia dërgojnë z.Zeqiri së paku tre muaj para inicimit të aktiviteteve përkatëse të prokurimit. Ky veprim i z. Zeqiri ka shkaktuar vonesa në inicimin e aktiviteteve të prokurimit dhe rrjedhimisht në cenimin e infrastrukturës së energjisë elektrike.
Në letrën e Bordit, drejtuar institucioneve të drejtësisë ndër të tjera thuhet se ata janë të gatshëm që të dëshmojnë me të gjitha informatat që i kanë dhe të bashkëpunojnë ‘për ta ndaluar keqmenaxhimin dhe keqpërdorimin me paranë publike dhe institucionin në tërësi’.
















