Në një nga daljet e tij të fundit në Dubai, reperi i famshëm Kanye West ka emocionuar shqiptarët, pasi u shfaq i veshur me një bluzë e cila kishte simbolin e shqiponjës në të.
Momenti i kalimit të West me bluzën e veshur me shqiponjë nuk kishte se si të kalonte pa u vërejtur nga shqiptarët, të cilët janë ndjerë të lumtur kur panë veshjen e artistit.
@shqipstarclothing Kanye West 🦅 Is this a response to Drake? #Albania #Albanian #shqipe #Shqip #polaropposites #Drake #KanyeWest #Yeezy #drizzy
@shqipstarclothing After Drizzy now we have Yeezy 🇦🇱 Kanye West wearing Albanian Symbole T-Shirt in Dubaï #Albania #Shqiponja #KanyeWest #Yeezy #kosovo #Shqipe
Kujtojmë se, reperi i njohur botëror Drake pasi përmendi Prishtinën në këngën e tij ‘Polar Opposites’, ai habiti me videoklipin e kësaj kënge.
Në videoklip reperi shfaqet gjatë gjithë kohës i veshur me një xhaketë të kuq, e cila në shpinë ka shqiponjën dy-krenare.