Pas Deulofeut, Barcelona huazon edhe një futbollist në Watford

E publikuar: 30/01/2018 18:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Barcelona dhe Watford kanë arritur marrëveshjen e dytë brenda dy ditësh
Fillimisht Barcelona dhe Watford u pajtuan dje për huazimin e anësorit spanjoll, Gerard Deulofeu deri në fund të këtij sezoni.

Por, këto dy skuadra duket se janë pajtuar edhe për një tjetër futbollist.

Sipas BBC Sport, anësori spanjoll, Aleix Vidal do të largohet nga Camp Nou, për të luajtur për pjesën e mbetur në Watford.

Marrëveshja pritet të zyrtarizohet sonet më vonë, ose nesër në mëngjes. /Express/