Lajmet

Pas deklaratave të Kurtit për gazin amerikan, Behrami kritikon Qeverinë: Po kërkohet të dështojë sërish ky projekt

15.07.2026 16:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Pas deklaratave të Kurtit për gazin amerikan, Behrami kritikon Qeverinë: Po kërkohet të dështojë sërish ky projekt

Pas deklaratave të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti për projektet energjetike dhe gazin amerikan, deputeti i zgjedhur nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka reaguar duke kritikuar qasjen e Qeverisë në këtë fushë.

Behrami ka thënë se edhe në rast se Kosova lidhet me Vlorën, vendi nuk do të arrijë pavarësi energjetike, ndërsa ka vlerësuar se realizimi i një projekti të tillë mund të zgjasë mbi 10 vjet.

“Lajm i mirë për tregtarët serbë të Vuçiqit dhe tregtarët shqiptarë të Kurtit?! Edhe nëse Kosova lidhet me Vlorën, Kosova nuk do të ketë pavarësi energjetike”, ka shkruar Behrami.

Sipas tij, në një situatë të trazuar gjeopolitike, afatet e zbatimit të projekteve të mëdha energjetike mund të jenë edhe më të gjata.

Ai ka akuzuar kryeministrin Kurti se po synon të fitojë kohë për vete dhe për tregtarët e energjisë elektrike që, sipas tij, janë pranë pushtetit.

“Kurti dëshiron të blejë kohë për vete dhe tregtarët e energjisë elektrike që i ka rreth këmbëve të tij”, ka deklaruar Behrami.

Deputeti i zgjedhur i PDK-së ka pretenduar se Qeveria Kurti, pas ardhjes në pushtet, kishte refuzuar projektin e gazit amerikan dhe se më pas kishte prezantuar projektin e baterive energjetike, i cili sipas tij nuk është realizuar.

“Tani, për ta dështuar sërish projektin e gazit amerikan, Kurti flet për Vlorën”, ka thënë ai.

Behrami ka shtuar se një qeveri e përgjegjshme do të duhej t’i zhvillonte paralelisht të dyja alternativat energjetike: një zgjidhje afatshkurtër përmes Maqedonisë së Veriut dhe një zgjidhje afatgjatë përmes Shqipërisë.

“Një Qeveri e ndërgjegjshme ishte dashur t’i merrte të dyja: afatshkurt përmes Maqedonisë, afatgjatë përmes Shqipërisë”, ka deklaruar Behrami.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Gashi: Historia bëhet nga ata që guxojnë, por liria u përket të gjithëve!

Haziri: Emri i Bekim Sejdiut për president është propozuar nga të dyja partitë, jo veç nga LDK-ja

Haziri: Emri i Bekim Sejdiut për president është propozuar nga të dyja partitë, jo veç nga LDK-ja

Veliu “sulmon” Abdixhikun për 6 deputetët: Ata nuk janë problemi

Veliu “sulmon” Abdixhikun për 6 deputetët: Ata nuk janë problemi

6 vite nga Marrëveshja e Washingtonit, Hoti: Kur Kosova udhëhiqej nga një qeveri me orientim të qartë euroatlantik

6 vite nga Marrëveshja e Washingtonit, Hoti: Kur Kosova udhëhiqej nga një qeveri me orientim të qartë euroatlantik

Kusari-Lila beson se do të ketë vazhdimësi të suksesshme të konstituimit të Kuvendit

Kusari-Lila beson se do të ketë vazhdimësi të suksesshme të konstituimit të Kuvendit

Nderimet shtetërore për Mlladiqin, Kurti: Vështirë të flitet në atë shoqëri për pendesë apo distancim nga politika që prodhoi ato krime

Nderimet shtetërore për Mlladiqin, Kurti: Vështirë të flitet në atë shoqëri për pendesë apo distancim nga politika që prodhoi ato krime

Gjini: Kosova tashmë është vetëm jashtë normave të rregullimit të vet kushtetues

Gjini: Kosova tashmë është vetëm jashtë normave të rregullimit të vet kushtetues

BMW tërheq gati 200 mijë vetura, rrezik për zjarr në motor

BMW tërheq gati 200 mijë vetura, rrezik për zjarr në motor

Miftaraj: Historia do ta mbajë mend Avni Deharin si dikush që po tallet me Kuvendin e Kosovës

Miftaraj: Historia do ta mbajë mend Avni Deharin si dikush që po tallet me Kuvendin e Kosovës

Seanca e 9 shtatorit, në rend dite zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve – ftesa që iu dërgua deputetëve

Seanca e 9 shtatorit, në rend dite zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve – ftesa që iu dërgua deputetëve

Kos paralajmëron Serbinë: Kthimi i eshtrave të Mlladiqit do të jetë “provë shumë e rëndësishme” për rrugën drejt BE-së

Kos paralajmëron Serbinë: Kthimi i eshtrave të Mlladiqit do të jetë “provë shumë e rëndësishme” për rrugën drejt BE-së

Aktakuza për krimet e luftës në Prekaz, identifikohen 35 të pandehur për sulmin në lagjen e Jasharajve

Aktakuza për krimet e luftës në Prekaz, identifikohen 35 të pandehur për sulmin në lagjen e Jasharajve

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë për krimet e luftës në Prekaz, Isufaj: Është e para për vrasjen e civilëve në familjen Jashari

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë për krimet e luftës në Prekaz, Isufaj: Është e para për vrasjen e civilëve në familjen Jashari

AAB shënon një nga mbrëmjet më të veçanta akademike: Gjenerata XXIII diplomon në një ceremoni madhështore

AAB shënon një nga mbrëmjet më të veçanta akademike: Gjenerata XXIII diplomon në një ceremoni madhështore

Akuzat për 53-milionëshin, Lekaj ndihet i pafajshëm: S’kam asgjë për të shtuar

Akuzat për 53-milionëshin, Lekaj ndihet i pafajshëm: S’kam asgjë për të shtuar

Hamiti: Qysh 6 deputetë po e dërguakan vendin në zgjedhje, kur Kuvendi i ka 120 deputetë?

Hamiti: Qysh 6 deputetë po e dërguakan vendin në zgjedhje, kur Kuvendi i ka 120 deputetë?