Pas daljes në publik me të bijën, Khloe merr këtë vendim

E publikuar: 10/05/2018 13:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Së fundmi paparacët publikuan disa foto ku Khloe Kardashian ishte duke shëtitur në park me vajzën e saj të porsalindur dhe këto ishin pozat e para publike, pas stuhisë që shkaktoi bashkëshorti i saj Tristan.

Për shumë fansa Khloe duket në super formë, por ja që për vetë yllin e shoëbizz-it nuk qenka kështu. 

Pas fotove të publikuara së fundmi Khloe u shpreh për fansat: “Kur e pashë veten në ato fotot e para të formave të mia pas shtatzënisë, nuk mund të besoja se sa e madhe dukesha nga çdo këndvështrim! Nuk mund të pres momentin që do të rikthehem përsëri dhe të kthej trupin tim aty ku ishte.”