Eliaquim Mangala tani është prioriteti kryesor i Spallettit pas transferimit të Joao Cancelos.
“Corriere della Sera” raporton se mbrojtësi portugez, Joao Cancelo, do t’i kryejë testet mjekësore të hënën për të kompletuar transferimin te Interi. Ai tashmë i ka dhënë lamtumirën Valencias dhe është rrugës për Milano.
Pas tij, në radhë do të jetë mbrojtësi i Manchester Cityt, Eliaquim Mangala.
Sipas “Corriere della Sera”, koordinatori teknik i Interit, Walter Sabatini, është duke shpresuar ta transferojë lojtarin në formë huazimi me opsionin e blerjes në fund të sezonit. /Gazeta Express/


















