Pas anulimit të miqësores Argjentinë-Izrael, Higuain: Palestinezët ia arritën qëllimit me protestat

E publikuar: 06/06/2018 09:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Argjentina ka anuluar takimin miqësor me Izraelin pas një proteste të organizuar në shkallët e stadiumit.

Presioni ka ardhur duke u rritur qëkur stërvitjes e kombëtares argjentinase u transferuan në Jerusalem.

Dhe Gonzalo Higuain konfirmoi anulimin duke thënë për EPSN se “Ata më në fund kanë bërë gjënë e duhur”.

Stadiumi Teddy i Jeruzalemit ishte planifikuar të jetë nikoqir i takimit mes Argjentinës dhe Izraelit para se të filloj Kupa e Botës në Rusi më 14 qershor.

Federata e Futbollit të Palestinës ka lëshuar një deklaratë, ku thuhej se i “Falënderojmë lojtarët e Argjentinës të udhëhequr nga ylli Messi për refuzimin e përdorimit të një qëllimi jo-sportiv”.

Izraeli dhe Palestina pretendojnë se Jeruzalemi kryeqyteti i tyre dhe tensionet janë rritur pasi SHBA-të kanë njohur këtë qytet si kryeqytetin e Izraelit.

Mbi njëqind palestinezë kanë humbur jetën në javët e fundit, me mijëra të tjerë janë plagosur. /Telegrafi/