Pas ankesave nga studentët, jep dorëheqje Berat Rukiqi

E publikuar: 11/04/2024 21:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Asistenti Berat Rukiqi ka njoftuar Dekanin e Fakultetit dhe Rektorin, se ka dhënë dorëheqje nga funksioni që mban në Universitetin e Prishtinës.

Kështu ka njoftuar organizata “Studim Kritikë Veprim”.

“Rukiqi ishte i njohur për mungesat e tij të shumta, prandaj më 27 mars ne vendosëm disa fotografi të tij në hapësirat e fakultetit si formë e re e njohjes me kolegët studentë. Ndonëse i vonuar, vendimi i tij është i duhuri. Kështu duhet të veprojnë edhe pjesa tjetër e stafit akademik të papërgjegjshëm që nuk e kanë prioritet universitetin kryesor publik në vend. Ftojmë kolegët tanë studentë që të na ndihmojnë duke raportuar raste të tilla.” – thuhet në njoftim.

Sipas ankesave të studentëve të këtij fakulteti, Rukiqin e njohin vetëm si “profesori që nuk vjen kurrë”.