Prokuroria Themelore në Gjilan ka konfirmuar për median ‘Insajder’ se janë duke hetuar ish-bashkëshorten e Feros, Arbenita Ismajlin për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”. Sipas Prokurorisë, rasti është marrë në shqyrtim më 16 gusht.
“Ju njoftojmë se për këtë rast, Prokuroria Themelore në Gjilan në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Njësinë e Hetimeve të Stacionit Policor në Gjilan, janë duke ndërmarrë veprime hetimore në drejtim të veprës penale ‘’Mospërfillja e gjykatës’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, i rast është inicuar me datën 16 Gusht 2024.
Në “Kosova Today”, Fero tha se ish-bashkëshortja e tij e merr vajzën dhe del jashtë shtetit pa lejen e tij, dhe sipas tij, ajo ka bërë një pasaportë të falsifikuar për të.
“Kam pasur dyshimet e mia për këtë, ka shkuar në Greqi e Turqi dhe dy shtete të tjera. Tani erdhi në Kosovë, momentalisht nuk gjendet në Kosovë. As prokuroria e as policia nuk e marrin në pyetje atë. Nuk ka të drejtë të marrë vajzën pa lejen time. Pasaporta në Maqedoni është e falsifikuar, është nxjerr pa lejen time. Kur shkova dje ta dorëzoja vajzën në Qendrën për Punë Sociale në Gjilan, unë kërkova prej kësaj qendre të njoftonte prokurorinë ose policinë me iu ndërpre pasaporta e falsifikuar që ajo e posedon mos me dalë vajza ime jashtë vendit sepse i kam dyshimet e mia. Si prokuroria si Qendra për Punë Sociale i thanë asaj që duhet ta lërë pasaportën të marrë vajzën dhe ajo nuk ka pranuar, për arsye se tha duhet të dilte jashtë vendit”
Ai u pyet edhe për dhunën e ushtruar ndaj Arbenitës duke e ndërlidhur me rastin e tanishëm. Fero u përgjigj se ka qëndruar në burg edhe pse nuk kishte faj.
“Që një vjet e pesë muaj asnjë dënim nuk e kam, askujt nuk i kam thënë asnjë fjalë të keqe. Në burg isha pa pikë faji. E kam pranuar fajin për të dalë prej burgut”
Ai u pyet edhe për deklaratat e tij për vetëvrasje.
“Kam qenë në momente të këqija, shpresoj që asnjëherë të mos biesh në pozitën time”…