Pas dy afër dy muajsh koronavirusi është kthyer në komunën e Gjakovës. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë sot njoftoi se rasti i ri është në fshatin Rogovë.
Drejtori i Shëndetësisë në Gjakovë, Ferdinand Kolaj, thotë se lajmi i mirë është se 19 të testuarit e personelit të Spitalit Rajonal kanë dalë negativë, njofton Klan Kosova.
“Lajmi mirë është se 19 të testuarit nga personeli i Spitalit “Isa Grezda” në Gjakovë kan rezultuar NEGATIVE, por lajmi keq është se pas afro dy muajve kemi një rast POZITIVE me Covid-19, në Komunën e Gjakovës.
Te kemi kujdes sepse virusi ende është aktiv”, thotë ai.
Sot në gjithë Kosovën kanë dalë 28 raste të reja me koronavirus.