Ekuipazhi treanëtarësh i Stacionit Ndërkombëtar të Gjithësisë, i përbërë nga një rus, një amerikan dhe një britanik, ka ateruar i sigurt në Kazakistan, pas një udhëtimi treorësh nga Gjithësia.
Në sondën ruse Soyuz, që ateroi sot, ishin astronautët, Tim Kopra (Shtetet e Bashkuara), Tim Peake (Britani) dhe Yuri Malenchenko (Rusi).
Ata në muajin dhjetor të vitit të kaluar fluturuan për në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë nga baza Baikonur në Kazakistan dhe atje i kaluan gjithsej 186 ditë, me ç’rast i kanë kryer qindra eksperimente.
Tash, në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë gjenden dy rusë dhe një amerikan, ndërsa tre anëtarë të tjerë të ekuipazhit, pritet të arrijnë brenda tri javësh./REL/