Pas 50 viteve martesë e tradhtoi gruaja me një më të ri, ai nga mllefi preu organin gjenital e tij dhe e hodhi në liqen (Foto)  

E publikuar: 10/11/2017 22:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Turgut Oymen 73-vjeç mbeti zemërthyer kur gruaja e tij Nesi me të cilën u martua para 50 viteve, e braktisi për një mashkull tjetër më të ri.

Por, ky burrë i moshuar u informua për këtë tradhti, vetëm një ditë para se dyshja të festonin 50-vjetorin e martesës, transmeton Telegrafi.

Gruaja e tij kishte shkuar në Stamboll, nga ku i telefonoi për ta informuar se është dashuruar në një mjek që i ka 55 vjet.

I thyer dhe dëshpëruar nga ajo çfarë dëgjoi, ky burrë i moshuar ndërmori një veprim shumë bizarë – preu organin e tij gjenital të cilin më pas e hodhi në liqen.

Ndërsa mjekët arritën t’ia ndalin gjakderdhjen, kurse organin nuk e gjetën pasi e kishte hedhur në ujë.

Ai u kishte thënë mjekëve se po heqë dorë nga ideja e të qenit mashkull, pasi pikërisht si një mashkull po ndihet i tradhtuar.

Për këtë burrë të moshuar që është baba i gjashtë fëmijëve, thonë se ishte një bashkëshort i përkushtuar, dhe ndoshta për këtë arsye nuk mund ta imagjinoj jetën pa gruan që e dashuron e lëre më të mendojë për ndonjë tjetër. /Telegrafi/