Bashkëthemeluesi i Twitter, Evan Williams, i cili aktualisht shërben edhe si CEO i Medium, do të tërhiqet nga bordi drejtues i Twitter. Largimi i tij do të zyrtarizohet në fund të muajit.
“Kanë qenë 12 vite të pabesueshme dhe jam krenar për atë që Twitter ka arritur gjatë kohës që kam qenë pjesë e tij,” shkruante Williams.
Ai themeloi kompaninë në 2007 së bashku me Jack Dorsey dhe Biz Stone. Në 2008 u bë CEO i Twitter duke zëvendësuar Dorsey ndërsa më pas do të zëvendësohej në 2010-ën nga Dick Costolo.
Pavarësisht gjithë këtyre prapaskenave dhe mosmarrëveshjeve ai vazhdoi të ishte pjesë e Twitter për 12 vite me radhë.
Menjëherë pas lajmit, Williams falënderoi kolegët e tij Dorsey dhe Stone. Twitter nuk komentoi largimin e tij. /PCWorld Albanian