Partneri ia dha kapelën që të mos i lagen flokët por jo edhe xhaketën, debat nëse ishte i sjellshëm apo vetjak (Video)

E publikuar: 20/08/2018 16:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një çift nga Cheshire e Anglisë, janë bërë sensacion në internet, pasi bënë një kompromis të pazakontë në mot me shi.

Veprimi i partnerit është konsideruar sa i sjellshëm aq edhe vetjak, pasi ia dha kapelën që të mos i lagen flokët, por e mbajti xhaketën që të mos laget vet, transmeton Telegrafi.

Pamjet e filmuara nga Jake Shannon, janë parë në Facebook më se dy milionë herë, ndërsa u pasuan nga komentet të shumta, pozitive dhe negative ndaj veprimit të partnerit.

“Të gjithë e duam një mashkull të tillë, laget vet, vetëm që të e mbrojë të dashurën”, ka shkruar një komentuese.

Mirëpo, jo të gjithë mendonin si ajo, duke e konsideruar veprimi e tij vetjak, për faktin që nuk ia dha komplet xhaketën, për vetëm kapelën që shkëputet.

“Po të jap kapelën, por edhe unë dua ta kem nxehtë, nuk mund ta lë të tërën” si dhe këmisha ime është shumë me rëndësi, nuk bën të laget”, ishin dy prej komenteve të shumta.

Disa prej shikuesve e sugjeruan se ajo ka mundur t’i ketë prerë flokët dhe donte t’i mbronte, teksa nuk mund ta duronte xhaketën, pasi është shumë e nxehtë.

Ngjarja po vazhdon ta qarkullojë nëpër rrjete sociale, bashkë me komentet e shumta për të rinjtë e panjohur, që ecën për dore nëpër motin me shi. /Telegrafi/