Partizani zyrtarizon goditjen e madhe, Xhevahir Sukaj

E publikuar: 20/07/2015 17:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Xhevahir Sukaj zyrtarizohet si futbollisti i ri i Partizanit. Sulmuesi shkodran, që përflitej prej ditësh për transfermin e tij te të kuqtë ka firmosur për sezonin 2015/2016 me 15 herë kampionët e Shqipërisë duke zyrtarizuar me një shtrëngim duarsh me presidentin Demi arritjen e marrëveshjes dhe nënshkrimin e kontratës. Sukaj kërkohej nga shumë skaudra, që pas largimit nga Irani, ku fitoi titullin kampion në sezonin e fundit me Sepahanin por në fund shkodrani zgjodhi Partizanin për të vazhduar karrierën e tij. Në Iran, Sukaj luajti në total për 3 sezone duke arritur të fitojë 2 herë trofeun e kampionit dhe duke qenë njëri prej lojtarëvë më të dashur nga tifozët iranianë. Firma e Sukajt me Partizanin ishte paralajmëruar dhe nga ana e mediave për këtë të hënë dhe me nisjen e fazës përgatitore për sezonin e ri u bë zyrtare nga ana e klubit. Sukaj shikohet si një lëvizje e rëndësishme në sulm për kryeqytetasit, që gjejnë tashmë një sulmues të mirëfillitë që ofron garanci përpara portës. 27-vjecari do të prezantohet përpara mediave këtë të martë në orën 12:00 në ambjentet e klubit.