Partizani ka zyrtarizuar dy blerjet më të reja, mbrojtësin Rejnaldo Kalari dhe mesfushorin Alsid Tafili. Për trajnerin Sulejman Starova afrimi I këtyre futbollistëve është një tjetër tregues i objektivave të qarta që skuadra e kuqe ka në sezonin e ri. Plotësimi i të gjitha reparteve dhe dublimi i cdo pozicioni është synimi kryesor i drejtuesve të Partizanit, deri në ditën e fundit të merkatos.
Rejnaldo Kalari u shfaq I emocionuar në prezantimin me skuadrën e kuqe, ndikuar kjo nga e kaluara me rivalët bardheblu. Por mbrojtësi i majtë ka premtuar se do të japë gjithcjka për të respektuar besimin e drejtuesve të partizani. Kalari do të duhet të zëvëndësojë një futbollist si Cuculi, që pavarishst se luajti vetëm një sezon arriti të lërë gjurmë tek kjo skuadër, por mbrojtësi i majtë evitoi cdo mundësi krahasimi.
Një befasi për opinionin sportiv ishte blerja e mesfushorit Alsid Tafili, po jo për shkodranin që duket se nuk është menduar dy herë për tu trasferuar tek Partizani. Konkurenca e madhe në repartin e mesfushës duket se nuk e shqetëson aspak mesfushorin më të ri të të kuqve.
Dy futbollistët i janë bashkuar skuadrës së kuqe në përgatitjet e saj për konkurimin në Europa Ligë teksa ditët e ardhshme do të hidhet edhe shorti./ss/