Partizani, i katërti në Europë

E publikuar: 16/11/2015 09:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Partizani po zhvillon një sezon shumë të mirë, teksa deri më tani nuk kanë regjistruar akoma asnjë humbje në kampionat, duke arritur 9 fitore dhe një barazim.

Këto rezultate e futin Partizanin në listën e atyre 11 ekipeve që nuk kanë humbur asnjë ndeshje në kampionatet respektive, ndërsa renditet i katërti ndër to për përqindjen e pikëve të marra.

Në grafikun e propozuar nga faqja “Sportal.al” të kuqtë nga 30 pikë të mundshme, kanë grumbulluar 28 pikë, çka i bie 93.3% të pikëve të mundshme, shifër e cila i rendit të kuqtë të katërtit në Europë në listën e këtyre 11 skuadrave pa humbje.

Më mirë se të kuqtë kanë bërë grekët e Olimpiakos që regjistrojnë 10 fitore në 10 ndeshje, ndërsa më pas vijnë Ferencvarosh e gjigandët e Bajern Munih, për ti lënë vendin Partizanit.