Partizani e Tirana harrojnë derbin, kthehen bashkë nga Turqia

E publikuar: 18/01/2017 00:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Partizani dhe Tirana harrojnë rivalitetnin e derbit për një natë. Dy skuadrat e kryeqytetit udhëtuan me një të njëjtin avion nga Stambolli në Rinas, në përfundim të fazës përgatitore që e zhvilluan në Antalia të Turqisë.

Në daljet e aeroportit fillimisht u shfaq trajneri Sulejman Starova, më pas të gjithë pjesëtarët e kampit të të kuqve. Lojtarët dhe stafi i Tiranës që kanë qenë të akomoduar në ndenjëset e pjesë së përparme të avionit u shfaqën të fundit në ambinetet e jashtë të aeroportit.

Trajneri i Tiranës Mirel Josa e pranoi se ka qenë një udhëtim mes miqsh, por kur t’i kthehen fushës derbi do të jetë si gjithmonë i zjarrtë.

Dy trajnerët u takuan përzemërsihst me njëri-tjetri, duke lënë takimin e radhës në javën e katërt të fazës së tretë.

Rreth dy orë para Partizanit dhe Tiranës u kthye në Shqipëri edhe Kukësi, që kishte “huazuar” në këtë fluturim nga bardheblutë Ilion Likën dhe Afrim Takun. Ndërsa Flamurtari për arsye objektive kishte vendosur të ndërmerrte një tjetër itinerar, duke preferuar aeroportin e Prishtinës.