Aktivistë të partive opozitare gjatë ditës kanë vendosur pankarta në sheshin ‘Nënë Tereza” në Prishtinë, në kuadër të përgatitjeve për protestën e 17 shkurtit.
Ndryshe, partitë opozitare më 17 shkurt kanë paralajmëruar protestën e radhës.
Partitë opozitare janë duke protestuar kundër dy marrëveshjeve të arritura nga Qeveria e Kosovës, atë për Asociacionin e Komunave Serbe dhe atë për Demarkacionin me Malin e Zi. /Telegrafi/