Partitë në pushtet kërkojnë mbështetje për projektligjin për rimëkëmbje ekonomike

E publikuar: 12/10/2020 11:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në seancën e jashtëzakonshme për votimin e projektligjit për rimëkëmbje ekonomike, shumica parlamentare e Kuvendit ka kërkuar mbështetje të deputetëve për votimin e këtij projektligji, por dy paritë opozitare LVV dhe PDK pritet të përmbahen nga votimi.

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi tregoi nevojën e votimit të këtë projektligji.

Gashi: Ftojë deputetët t’i japin përkrahje

Video:

“Duke marrë parasysh situatën që po kalojmë dhe nevojën që të kemi një ligj që trajton çështjet e ekonomisë në emër të 60 deputetëve nënshkruese, kam ftuar këtë seancë. Ftojë deputetët t’i japin përkrahje”, tha ai.

Deputeti i VV-së, Hekuran Murati tha se kjo pako nuk është zgjidhje.

Murati: Ne si LVV vazhdojmë të mbajmë qëndrimin e njëjtë

Video:

“Ne si LVV vazhdojmë të mbajmë qëndrimin e njëjtë, jemi për të ruajtur shtetin, institucionet shtetëror. Nuk mendojmë që kjo bënë zgjidhje”, tha ai.

Ndërkaq, deputeti i PDK-së, Abelard Tahri i kërkoi qeverisë tërheqjen e këtij projektligji për shkak se propozim gjithçka mund të quhet vetëm pako për rimëkëmbje ekonomike nuk mund të quhet

Tahiri: Ky propozim vetëm pako për rimëkëmbje ekonomike nuk mund të quhet

Video:

“Republika e Kosovës ka nevojë për një konsensus nacional mes pozitës dhe opozitës në lidhje me hartimin dhe miratimi ne një pako ekonomike. Mirëpo si deputetë të opozitës këtë gatishmëri nuk e kemi pa nga qeveria, e as nga kryeministri Hoti. Ky propozim gjithçka mund të quhet vetëm pako për rimëkëmbje ekonomike nuk mund të quhet”, tha ai.

Seanca po vazhdon me debat rreth këtij projektligji./E.Zeqiri/