Partitë e koalicionit ende nuk po i gjejnë zëvendësministrat

E publikuar: 14/09/2017 14:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qeveria e Ramush Haradinajt e cila ka në udhëheqje 21 Ministri, këto të fundit do t’i kenë edhe zëvendësit e ministrave. Mirëpo emërimi i tyre ende nuk është bërë, ndonëse parashihet që të jenë rreth 50 të tillë. Kujtojmë se qeveria Mustafa kishte pothuajse 70 sosh.

Qeveria e re e Kosovës e cila do të funksionojë me 21 ministri dhe pesë zëvendëskryeministra, së shpejti pritet që për ministrat e ndryshëm të emërohen edhe zëvendësit e tyre.

Partitë në koalicion kanë thënë për Express se ende nuk është diskutuar se kush dhe sa do të jetë numri, por që për këtë do të vendoset së shpejti.

Enver Hoxhaj nga PDK tha të mërkurën për Express se janë në proces të konsultimit me partnerët e koalicionit dhe shpejtë përmbyllet procesi. “ Jemi në proces të konsultimit me partnerët e koalicionit për zëvendësministra dhe shpejtë përmbyllet procesi. Kur nënshkruhen vendimet, është çështje që i takon Kryeministrit”, ka thënë zëvendëskryeministri Hoxhaj.

Derisa edhe Muharrem Nitaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha për Express se ende nuk është vendosur rreth zëvendësve të ministrave. Derisa nuk japin ndonjë afat kohor se kur mund të përfundojë edhe ky proces i kabinetit qeveritar.

Bilall Sherifi nga Nisma tha për Express se ende është herët për të përmendur emra për që gjithçka do të ndodh në kohën e duhur.

“Herët është për të përmendur emra. Besoj qe ne kohen e duhur do te merret vendimi”, ka sqaruar ai.

Të njëjtat fjalë i thonë edhe nga partia e Behgjet Pacollit rreth emërimit të zëvendësministrave të tyre.

Ramush Haradinaj arrit të që të bëhej kryeministër i Kosovës për të dytën herë. Ai mori besimin e 61 deputetëve për të qenë në krye të Qeverisë se re të Kosovës, qeveri kjo që erdhi pas rrëzimit të qeverisë Mustafa e cila u shpërbë nga parlamenti përmes mocionit të pozitës të cilin e përkrahu edhe PDK, si partner koalicioni./GazetaExpress