Për zhvillimet e fundit në Kosovë, ka reaguar edhe Partia Popullore Europiane. Kjo parti përmes një postimi në rrjetin social Twitter ka shkruar se dënon sjelljet e papranueshme të disa deputetëve të opozitës
“Partia Popullore Europiane, dënon sjelljet e papranueshme të disa deputetëve të opozitës në Kosovë. Thekson se këto veprime mund të rrezikojnë Kosovën dhe Ballkanin Perendimor”, thuhet në reagim.
Të enjten e javës së kaluar u hodh përsëri gaz lotsjellës në sallën e Kuvendit derisa pritej që të fillonte seanca. Ishte hera e dyte që opozita hodhi gaz lotsjellës në Kuvend, ndërsa Prokuroria është duke hetuar rastin.
Ndryshe pjesë e kësaj partie është edhe Lidhja e Demokratike e Kosovës.