Partia Socialdemokrate ka thënë se marrëveshja në Uashington është një dështim.
Sipas PSD’së, bisedimet në Uashington vërtetuan se Kosova është larg shkëputjes nga Serbia, raporton Gazeta Express.
Bisedimet e zhvilluara në Uashington gjatë 3 dhe 4 shtatorit vërtetuan indikacionet për të cilat kishim reaguar: jemi larg shkëputjes nga Serbia. Çfarëdo marrëveshje e arritur, për t’i kontribuar paqes në rajon e bashkëpunimit midis popujve duhet ta ketë si premisë shkëputjen nga e kaluara e dhunës dhe dominimit”, thuhet në reagim.
PSD tutje ka thënë se dialogu me Serbinë është luftë e brendshme politike dhe Kurti e Haradinaj prijnë në minimin e procesit.
“Gjithsesi, kjo ngjarje shënon përmbylljen e një rast të shpërdoruar nga papërgjegjësia e klasës politike. Ka 3 vite që kur dialogu me Serbinë është luftë e brendshme politike, thua se çfarë më së shumti i duhet Kosovës është vazhdimi i status-quos. Së këndejmi, Kurti e Haradinaj prijnë në minimin e procesit”, thuhet në reagim.

















