Parlamenti në Maqedoni, miraton pakon e ligjeve

E publikuar: 10/11/2015 08:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Studentët të ndarë, organizojnë dy protesta në të njëjtën ditë

Loja me ve!

​Një delegacion i Parlamentit Evropian takon krerët e shtetit

Pak minuta para mesnatës Parlamenti në Maqedoni ka votuar pakon e ligjeve që parashikohen në marrëveshjen e 2 Qershorit.
Bëhet fjalë për Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Zgjedhor, ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal, Ligjit për mbrojtjen e privatësisë, Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Qeverinë, si dhe vendimin për të krijuar komisionin hetimor për skandalin e përgjimeve.
Para mesnate të gjitha ligjet u miratuan, pro të cilave votuan 98 deputetë, asnjë kundër dhe 8 deputetë abstenuan.
Liderët e katër partive kryesore në Maqedoni kanë rënë dakord që reformat ligjore të zbatohen para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që do të mbahen në 24 prill të vitit të ardhshëm për të garantuar një proces zgjedhor demokratik.
Pas miratimit të ndryshimeve në ligjin për qeverinë, Kryeministri Nikolla Gruevski, pritet që gjatë ditës së martë të dorëzojë në Kuvend propozimin për ministrat dhe zëvendës ministrat e ri që do të jenë nga radhët e opozitës maqedonase, të cilët, më së voni deri të premten duhet t’i marrin funksionet.