Parlamenti turk ka miratuar kërkesën e shtetit suedez për anëtarësim në aleancën më të fuqishme ushtarake në botë NATO.
Kërkesa suedeze i është dërguar presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan për nënshkrim përfundimtar, pas së cilës do t’i përcillet Departamentit Amerikan të Shtetit.
Në mënyrë që Suedia të bëhet anëtare e plotë e Aleancës, kërkesa e saj duhet të miratohet nga parlamenti hungarez.
Turqia, anëtare e NATO-s, kishte zvarritur ratifikimin e pranimit të Suedisë për më shumë se një vit, duke e akuzuar vendin se është shumë i butë ndaj grupeve që i konsideron si kërcënime të sigurisë.
Ajo kishte kërkuar lëshime nga Suedia, duke përfshirë një qëndrim më të ashpër ndaj militantëve kurdë dhe anëtarëve të një rrjeti që Ankaraja fajëson për grushtshtet të dështuar në vitin 2016.
Shteti turk është zemëruar gjithashtu nga një seri demonstratash të mbështetësve të partisë së jashtëligjshme të Punëtorëve të Kurdistanit në Suedi, si dhe nga protestat për djegien e Kuranit që tronditën vendet myslimane.
Ndryshe, Suedia së bashku me Finlandën, braktisi politikën e saj tradicionale të neutralitetit ushtarak për të kërkuar mbrojtje nën ombrellën e sigurisë së NATO-s pas sulmit të Rusisë në shkurt të vitit 2022 ndaj Ukrainës.
Finlanda iu bashkua aleancës në prill 2023, duke u bërë anëtarja e 31-të e NATO-s, pasi parlamenti turk ratifikoi kandidaturën e vendit