Parlamenti i Evropës dënoi përpjekjet e Rusisë për të shfrytëzuar tensionet etnike në Ballkan për të ngjallur konflikt

E publikuar: 10/03/2022 22:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Members of the European Parliament applaud Ukrainian President Volodymyr Zelensky who appears on a screen as he speaks in a video conference during a special plenary session of the European Parliament focused on the Russian invasion of Ukraine at the EU headquarters in Brussels, on March 01, 2022. – The European Commission has opened the door for Ukraine to join the EU, but this is not for tomorrow, despite Kiev’s request for a special procedure to integrate the country “without delay”. (Photo by JOHN THYS / AFP)

Parlamenti i Evropës miratoi një rezolutë, me të cilën u dënuan përpjekjet e Rusisë për të shfrytëzuar tensionet etnike në Ballkanin Perëndimor “për të ndezur konfliktin dhe për të ndarë komunitetet”, gjë që mund të destabilizojë të gjithë rajonin.

Rezolutën për ndërhyrjet e huaja në proceset demokratike në Bashkimin Evropian e kanë përkrahur 552 deputetë, 81 kanë qenë kundër dhe 60 kanë abstenuar.

Rezoluta shpreh gjithashtu shqetësimin e eurodeputetëve për “përpjekjet e Kishës Ortodokse në vende të tilla si Serbia, Mali i Zi dhe Bosnja dhe Hercegovina, veçanërisht në entitetin Republika Srpska, për të promovuar Rusinë si një mbrojtëse të vlerave tradicionale familjare dhe për të forcuar marrëdhëniet midis shtetit dhe Kishës”.

Përveç kësaj, thuhet se Parlamenti Evropian është i brengosur pParlamenti i Evropës dënoi përpjekjet e Rusisë për të shfrytëzuar tensionet etnike në Ballkan për faktin se Hungaria dhe Serbia po ndihmojnë Kinën dhe Rusinë në synimet e tyre gjeopolitike.

Rezoluta vlerëson se “vendet dashakeqe dhe autoritare, si Rusia dhe Kina, po manipulojnë informacionin për të prishur demokracinë e BE-së”, dhe qytetarët dhe qeveritë evropiane paralajmërohen se “nuk janë të vetëdijshëm për kërcënimin” që paraqesin këto veprime.

Me rezolutën e votuar, deputetët i bënë thirrje Komisionit Evropian të ndërtojë infrastrukturën e nevojshme për të prodhuar përgjigje të bazuara në prova ndaj kërcënimeve afatshkurtra dhe afatgjata të dezinformimit në Ballkanin Perëndimor.