Ligjvënësit Evropian refuzuan ditën e Enjte propozimet e një prej komiteteve të Bashkimit Evropian për të ndryshuar rregulloren e të drejtave të autorit.
Ky projekligj do të detyronte Google dhe Facebook të ndanin të ardhurat me publikuesit, transmetuesit dhe artistët.
Ndryshimet e propozuara nxitën kritika të ashpra nga themeluesi i Wkipedia Jimmy Wales, shpikësi i World Wide Web Tim Berners-Lee, eksperti i neutralitetit Tim Wu, pioneri i internetit Vint Cerf e shumë të tjerë.
Nga ana tjetër publikuesit, transmetuesit dhe artistët si Paul McCartney mbështesin projektligjin e ri duke thënë se do të vinte në shina këtë hapësirë.
Plot 318 deputetë votuan kundër hapjes së bisedimeve me vendet anëtare për implementimin e ndryshimeve ndërsa 278 dolën në favor të tij.
Vetëm 31 deputetët absetuan votimin. /PCWorld Albanian