Molliqaj: Zgjedhjet i fitojmë dhe krijojmë koalicion me serbët dhe një fraksion të LDK

E publikuar: 02/02/2016 21:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, ka thënë se vendi do të shkojë pashmangshëm në zgjedhje.
Ai ka thënë se zgjedhjet do t’i fitojë Vetëvendosje dhe më pas, paralajmëron koalicion me “një fraksion të LDK’së” dhe me serbët.

“Për mu PDK është e përjashtuar në bllok, LDK është problem zoti Mustafa, është e pamundshme me bë bashkëpunim. Nëse i kemi 45 deputetë mund të bëjmë koalicion me një fraksion të LDK’së dhe minoritetin serb”, ka thënë Molliqaj në Rubikon të KTV’së.

“Mendoj se PDK duhet të shkojë në opozitë pashmangshëm. Mustafa duhet të mbajë përgjegjësi pashmangshëm për të gjitha veprimet. Po më shqetëson diçka që LDK nuk po e kupton diçka si elektorat, si strukturë, që po dojnë ta bëjnë zotin Thaci president edhe me gaz. Po kriza nuk zgjidhet. LDK e ka në dorë me shku në zgjedhje pa e ba Thacin President, e pastaj me shku në zgjedhje, ose e kundërta, me ia bë edhe këtë dëm Kosovës e pastaj me shku në zgjedhje”, ka deklaruar Molliqaj.

Gatimet tona pjekën në prush, prandaj edhe janë më të shijshme!

Posted by Pep's Taverna on Tuesday, April 28, 2020