Deputetët e Parlamentit Evropian kanë miratuar rezolutën për Srebrenicën me të cilën dënojnë ashpër krimin në Srebrenicë.
Në Rezolutën për krime në Srebrenicë në përputhje me gjykimet në Tribunalin e Hagës dhe gjykatës ndërkombëtare të Drejtësisë këtij krimi i referohet si gjenocid.
Si përgjegjës për ekzekutimet të më shumë se 8 mijë burrave dhe djemve myslimanë nga Srebrenica fajtorë janë forcat serbe nën komandën e Ratko Mlladiqit me pjesëmarrje edhe të njësive paramilitare.
Sot herët përfaqësuesit e Kongresit të SHBA-ve kanë miratuar rezolutën për Srebrenicën me të cilën krimi në korrik të vitit 1995 definohet si gjenocid.
Rikujtojmë se Rezolutapër Srebrenicën që e ka propozuar Britania e Madhe dje nuk është miratuar në Këshill të Sigurimit pasi që Rusia ka vendosur veto.
“Ky është krimi më i rëndë i luftës që ka ndodhur në Evropë aps Luftës së Dytë Botërore”, shkruan në Rezolutë.
Në tekst të Rezolutës përmendet se rreth 1200 persona nga Srebrenic a ende konsiderohen të zhdukur, e po ashtu edhe se mijëra gra dhe fëmijë janë deportuar ndërsa shumë gra edhe janë dhunuar.
Aty përmendet edhe bashkëpërgjegjësia e OKB –së të cilët nuk e kanë përmbushur mandatin që t’i mbrojnë banorët.
Në Rezolutë dënohet ashpër jo vetëm gjenocidi në Srebrenicë por edhe të gjitha krimet e luftës që janë kryer në ish-Jugosllavi.