Parlamenti Europian i jep mbështetje MSA’së me Kosovën

E publikuar: 20/01/2016 23:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Parlamenti Evropian, në sesionin e sotëm të pasdites ka debatuar për Marrëveshjen e Stabilizim – Asocimit, e cila në tetor të vitit të kaluar është arritur mes Bashkimit Evropian dhe Kosovës.
Nënkryetarja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunaçek, para eurodeputetëve ka paraqitur rëndësinë e këtij dokumenti për Kosovën dhe bllokun 28 anëtarësh.
Siç theksohet, edhe njëherë iu dha mbështetje e fuqishme kësaj marrëveshjeje, që pritet të merr mbështetjen formale të enjten përmes votimit.