Së paku 60 të vrarë në Paris, dhe 100 pengje (Video)

E publikuar: 13/11/2015 23:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

(E plotësuar) Parisi është futur në një “shtetrrethim” të përkohshëm pas ngjarjeve terroriste që tronditën kryeqytetin francez mbrëmjen e së premtes, me 4 sulme të koordinuara në zemër të qytetit, që lanë të paktën 60 të vdekur.

“Daily Mail” raporton për të shtëna brenda restorantit “Petit Cambodge” në “Rue Bichat”, dy shpërthime pranë stadiumit “Stade de France”, ku po zhvillohej ndeshja miqësore mes Francës dhe Gjermanisë, si dhe të shtëna në qendrën e arteve “Paris Bataclan”, ku terroristët thuhet se po mbajnë edhe 100 pengje.

Deri më tani mësohet për rreth 11 të vdekur në restorantin e parë, shumë pranë vendit ku ndodhën të shtënat e “Charlie Hebdo” në janar të këtij viti, si dhe 15 të vdekur në teatrin në fjalë, sipas policisë. Një person brenda teatrit tha për një radio franceze se terroristi kishte bërtitur “Allah Akbar” përpara se të hapte zjarr.

Nga raportimet e fundit thuhet se edhe Presidenti francez, Francois Hollande, i cili ishte duke parë ndeshjen miqësore France-Gjermani, është larguar për arsye sigurie nga stadiumi, ndërkohë që të gjithë tifozët e pranishëm janë bllokuar brenda stadiumit, për shkak se janë mbyllur dyert e tij.

Një gazetar i BBC-së i ndodhur pranë restorantit ka bërë të ditur se mbi 10 trupa janë parë të shtrirë përtokë, por ende nuk konfirmon nëse janë të vdekur apo të plagosur rëndë. Sipas tij policia ka mbërritur me urgjencë në vendngjarje. Dëshmitarët pranë zonës kanë thënë për gazetën “Liberation” se ka dëgjuar mbi 100 të shtëna, ndërkohë që agresori dyshohet të jetë larguar nga vendi i ngjarjes.

 

23:01 Paris 18 të vrarë nga një shpërthim pranë Stade de France (Video)

Të paktën 18 persona janë vrarë në disa shtënat në kryeqytetin francez, Paris, si dhe shpërthimeve në Stade de France.

Një burrë hapi zjarr me një armë automatike në restorant Petit Cambodge në rrethin e 11-të.

paris-explodimi1281

 

Agjencia e lajmeve AFP raporton se numri i të vdekurve ka shkuar në 30.


 

 

Map

Rescuers evacuate people following an attack in the 10th arrondissement of the French capital Paris/BBC/