Është vetëm 23 vjeçe por tashmë ka hedhur në treg parfumin që mban emrin e saj por edhe të Shqipërisë.
Me një dizajn, kuq e zi, me emrin “Shqipëria ime”, vajza nga Vlora Jola Hasimi, prezanton parfumin e krijuar prej saj, i pari parfum shqiptar që është në shitje në të gjithë botën.
Ky parfum kushton 80 euro dhe është për të dyja gjinitë, si për meshkujt edhe për femrat.