Avioni italian vazhdon me fotografue parcela te drogës në tanë territorin e Shqipnise, raporton Ora News.
Këtë vit fenomeni i kultivimit, për shkak të operacioneve të vitit të kaluem në Lazarat dhe Dukagjin, por edhe në tanë territorin e Shqipnise, ka pësue nji ndryshim, asht reduktue sipërfaqja e kultivueshme, por janë rrite parcelat e dimensioneve të vogla.
Operacioni i fundit ishte në Tepelenë, ku u shkatërruen ma shumë se 6.100 bimë narkotike në këtë zonë me parcela.
Në operacionin e rradhës u angazhuen rreth 50 forca policore. Vetë drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako, Drejtori i Përgjithshëm për Rendin dhe Sigurinë Altin Qato, Drejtori i Misionit Interforza Dr. Michele Grillo, ndoqën nji nga operacionet anti-kanabis në zonën e Tepelenës.
Operacioni u zhvillue në kuadër të zbatimit të protokollit operativ ndërmjet Ministrisë së Punëve të Mbrendshme të Shqipnisë dhe Ministrisë së Mbrendshme të Italisë, për monitorimin ajror me aviona të posaçëm të Guardia di Finanza, me teknologjinë ma të fundit.