Paratici: Conte kishte një stil të lojës, Allegri më fleksibil

E publikuar: 24/12/2018 23:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici, ka shpjeguar dallimin mes Antonio Contes dhe Max Allegri, dy trajnerë që kanë fituar shumë me klubin si trajner. 

Drejtori ka qenë pjesë e ringjalljes së madhe të Bianconerëve, duke u kujdesur për transferimet së bashku me Giuseppe Marotta.

“Conte dhe Allegri? Tregu i transferimit me Conten ishte te kërkonim lojtar që i përgjigjeshin funksionalitetit, pasi ai donte lojtarë, që bënin atë që donte ai”.

“Kjo është një gjë legjitime, por ne e kishim më të vështirë”.

“Conte kishte një stil të lojës, dhe ne kemi kërkuar të gjenim lojtarë që i përshtaten një sistemi”.

“Allegri, në këtë kuptim, është më fleksibil. Ai nuk ka një sistem të veçantë, ai është më i hapur dhe ka më shumë zgjidhje”.

“Pra, objektivat e transferimit janë zgjeruar pak më shumë”, ka thënë Paratici. /Telegrafi/