Shpejtësi e qafë-thyerjes është quajtur lëshimi me parashutë i Jamie Lee, nëpër malet Karpate të Rumanisë.
Pasi ka kaluar mbi tri orë për tu ngjitur në majën e lartë 2,400 metra, tërë hapësirën e ka kaluar për tre minuta, derisa ka rënë poshtë, transmeton Telegrafi.
Mirëpo, lëshimi i 25-vjeçarit nuk ishte aspak i zakonshëm, pasi lëvizte me shpejtësi të madhe, vetëm një metër larg faqemalit.
“Malet janë sureale, të bëjnë të ndihesh i vogël dhe askush. Nuk mund të sfidohen ndryshe, vetëm t’ju kalohet afër pa i prekur”, ka thënë Lee.
Ekspertët e aeronautikës i lëvduan shkathtësitë e tij, por i konsideruan të rrezikshme dhe me pasoja të mëdha, duke këshilluar të mos provohen nga askush tjetër. /Telegrafi/