Sot mbi vendin tonë parashihet të mbajë mot me vranësira të pjesshme dhe me temperatura që do të sillen në mes 4 e 15 gradë Celsius.
Ndërsa, nesër pritet të ketë fare pak vranësira e shumë orë me diell.
Temperaturat do të shënojnë ngritje, ato do të sillen në mes 6 e 19 gradë Celsius.
Gjykuar sipas ecurive sinoptike, java në të cilën po hyjmë, do të karakterizohet me më shumë çaste me diell e me më pak vranësira.
Në fund të javës ka mundësi të ketë edhe reshje të dobëta shiu.
Temperaturat do të lëvizin në mes 4 e 20 gradë Celsius./21Media


















