Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

E publikuar: 14/08/2016 19:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, parashikon që gjatë pesë ditëve të ardhshme në vend të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat ditën e enjte, nëpër disa territore ,mund të sjellin riga shiu (të dobëta dhe të izoluara, kryesisht në viset malore).

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 28-31 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike vazhdon të mbetet e lartë, mbi vlerat e normales, por në ditët në vijim do të bie për 3-5 milibar.

Do të fryjë erë fillimisht nga verilindja, por nga dita e mërkurë do ta ndërrojë drejtimin dhe do të vazhdojë të fryjë nga juglindja, shpejtësia e së cilës mund të arrijë deri 9m/s.