Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë të shtunës parashihet të mbajë mot kryesisht mot me diell.
Temperaturat minimale do të lëvizin në mes 7 dhe 9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22 dhe 26 gradë.
Ndërsa të dielën parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-26 gradë Celsius.” – thuhet në njoftimin e IHMK-së.


















