Sot në Kosovë pritet të mbajë mot relativisht i ngrohtë, me vranësira dhe intervale kohore me diell si dhe me erëra nga jugu dhe jugperëndimi.
Pasdite shtim i mëtutjeshëm i vranësirave e në mbrëmje vonë ndryshim drastik i motit pritet të fillojnë reshjet e shiut. Me depërtimin e frontit të ftohtë vonë në mbrëmje pritet të fillojnë reshjet e borës.
Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 10 gradë Celsius ditën para frontit, për të pësuar ulje të ndjeshme në mbrëmje vonë me depërtimin e frontit të ftohtë ajror me reshje bore.