Pas rënies këtë fundjavë, ditëve të ardhshme, temperaturat shënojnë rritje graduale sërish edhe mbi 30 grade Celsius.
Minimalet luhaten ndërmjet 10 e 15, ndërsa maksimalet shënojnë rritje nga 25, të hënën deri në 32 ditën e premte.
Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme, fillimisht nga jugperëndimi 4-10m/s, e më pas edhe nga veriu 4-9m/s.
Shtypja atmosferike në rritje, e mbetet në vlera relativisht të larta.
Parashikimi i motit për datat:
31.05 – Më ngrohtë e kryesisht me diell. Pasdite më vonë dhe mbrëmje, me mundësi për rrebeshe shiu e bubullima.
1.06 – Kryesisht me diell dhe nxehtë.
2.06 – Nxehtë dhe kryesisht me diell.
3.06 – Më nxehtë e kryesisht me diell.