Parashikimi i motit për nesër

E publikuar: 19/03/2024 22:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme. Acar në orët e mëngjesit.

Era do fryjë nga veriu me shpejtësi prej 10-35 km/h.

Temperaturat do të pësojnë ulje të ndjeshme në vlerat minimale, të cilat do të lëvizin prej -4 deri në -1°C, ndërsa ato maksimale prej 9 deri në 13°C.