Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

E publikuar: 10/02/2022 21:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se situatë e ngjashme meteorologjike do të vazhdojë edhe gjatë dy ditëve në vazhdim.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsius.

“Kjo si pasojë e masave anticiklonike që janë shtrirë ditëve të fundit mbi vendin tonë dhe përgjithësisht mbi Gadishullin e Ballkanit. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-12 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

Tutje, IHK-ja bën të ditur se do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare.