Sot në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Vranësirat gjatë pjesës se dytë të ditës parashihen që vende-vende të sjellin riga shiu.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të sillen mes 8 dhe 12 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale mes 23 dhe 25 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga verilindja, me shpejtësi 1-9 m/s.




















