>Seksioni i shëndetit oral në markete është i mbushur me produkte të ndryshme që premtojnë mbrojtjen e dhëmbëve dhe pastrimin e tyre.
Megjithatë, shumica e njerëzve vazhdojnë t’i përdorin produktet të cilat i kanë përdorur me vite. Por, edhe pas pastrimit me produktet më ‘mira’, dhëmbët vazhdojnë të prishen.
Duhet ta dini se ekziston një përbërës i cili është thjeshtë shumë efektiv kur është fjala për shëndetin oral, dhe ai përbërës është soda e bukës, transmeton Gazeta Express.
Soda për pjekje nuk përmban përbërësit kimik të cilët gjenden në pasta të ndryshme. Soda është gjithashtu natyrale dhe e lirë.
Ajo është shumë e dobishme për dhëmbët pasi që është shumë efektive kundër baktereve, tartarit dhe prishjes së dhëmbëve.
Lageni me ujë furçën e dhëmbëve tuaj dhe zhyteni atë në sodë buke për të krijuar një pastë natyrale të dhëmbëve. Lani dhëmbët dhe më pas shpërlajeni gojën. Për të rritur efektivitetin dhe për ta bërë gojën tuaj të ndjehet e pastër dhe e freskët, shtoni pak kanellë ose vaj mente.
Dhëmbët tuaj do të jenë më të bardhë dhe pa njolla pasi t’i lani me sodë.