Padi ndaj ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Arsim Bajrami, për punësim të njerëzve që i shërbejnë në fushata, ka paralajmëruar organizata “Demokracia studentore”, shkruan sot Koha Ditore.
Kjo organizatë ka theksuar përmes një komunikate për media se ministri Bajrami, që vjen nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, është pikërisht ai që i ka “shkatërruar universitetet publike në Kosovë” dhe për këtë duhet të japë llogari para organeve të drejtësisë.


















