Paralajmërimi për kontrabandë me mallra, krerë të policisë e ministra vizitojnë zonat kufitare në veri

E publikuar: 03/02/2024 20:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Krerë të policisë e ministra kanë vizituar sot zonën kufitare në Bërnjak, Jasonevik dhe atë të liqenit të Ujmanit.

Në këtë vizitë morën pjesë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Kolonel Gazmend Hoxha së bashku me Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe Drejtorin e Departamentit Kufitar, Fehmi Xhata.

Qëllimi i kësaj vizite ishte për të parë punën e zyrtarëve policorë, të cilët mbulojnë atë pjesë të zonës kufitare, për të ofruar siguri si dhe për të parandaluar krimin e kontrabandën e mallrave.

Tutje, bëhet e ditur se kjo vizitë vie edhe pas raportimit në media lidhur me kontrabandën në këtë zonë kufitare, ku

“Ministrat dhe stafi menaxhues u njoftuan nga afër me punën, angazhimin, përkushtimin dhe vështirësitë e punës në baza ditore të zyrtarëve policorë, në parandalimin dhe luftimin e veprimtarive të ndryshme kriminale.“, thuhet në komunikatë.