Paralajmërimi i Von Cramon – Si mund të ndëshkohet Serbia?

E publikuar: 08/10/2023 21:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Von Cramon

Von Cramon

Unioni Evropian po e sheh përgjegjëse Serbinë për agresionin e 24 shtatorit në Banjskë.

Në këtë frymë, raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian Viola Von Cramon paralajmëroi një të shtunën një pako me sanksione nga BE-ja ndaj shtetit serb. Masat pritet të jenë politike e financiare por që pritet ta dëmtojnë qeverinë në Beograd.

Pos granteve që pritet të pezullohen, shteti i Aleksandër Vuçiqit do të pësojë edhe në rrafshin integrues. Edhe pse të vona, sanksionet e perëndimit ndaj Serbisë po shihen si shumë të argumentuara.

Kësisoj mund stopohet edhe politika hipokrite e presidentit serb. E pasi Kosova s’qe pala destabilizuese, politologët vlerësojnë se edhe masat e BE-së ndaj saj duhet të shfuqizohen.