Paralajmërimi i Neymar: Nuk më pëlqen stoli me Brazilin

E publikuar: 06/09/2015 13:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Neymar ka praralajmëruar trajnerin e Brazilit, Dunga se nuk ka ndërmend të pranojë stolin kur bëhet fjalë për kombëtaren. Sulmuesi deklaroi se dëshiron që gjithmonë të ndihmojë skuadrën dhe urren ta shohë atë nga televizori ose pankina. 23 vjecari sapo është rikuperuar nga dëmtimi që mori në stërvitje të enjten e kaluar. Ai luajti vetëm 9 minutat e fundit në miqësoren që Brazili fitoi përballë Costa Rikes dhe për një lojtar si Neymar këto minuta janë shumë pak.

”Nuk jam mësuar të rri në stol. I mbështes gjithmonë shokët nga pankina por unë dua ti ndihmoj në fushë”.

Për mediat ka folur dhe mesfushori Ricardo Kaka i cili ka treguar entizuazmin e tij për këtë rikthim tek seleccao.

”Është gjithmonë bukur të luash për Brazilin, të veshësh këtë fanellë dhe të këndosh krenar himnin e vëndit tënd. Jam gati t’i shërbej sërisht kombëtares sime. Do përpiqem maksimalisht ti shpreblej besimin Dunges i cili më bëri ftesë për në kombëtare”.

Brazili do të rikthehet të luajë mbrëmjen e të martës kur të përballet në një tjetër takim miqësor me Shtetet e Bashkuara të Amerikës./ss/